Bella dhe Kendall nuk hezitojnë t’i heqin sutienet gjatë pushimeve me shoqet e tyre

Showbiz March 19, 2018 - 09:50

Bella Hadid e ka publikuar një fotografi, ku së bashku me Kendall Jenner dhe disa shoqe të tjera i kanë hequr jelekët duke hyrë të lahen.

Në imazhin e postuar në Instagram, modelet e famshme së bashku me shoqet e tyre, Renell Medrano dhe Justine Skye, kanë pozuar nga prapa me bikini, ndërkohë që e kanë hequr pjesën e sipërme.

Në këtë mënyrë, bukuroshet kanë vënë në pah format e përsosura të fizikut të tyre.

Fotografia ka marrë afro një milion e gjysmë pëlqime, ndërkohë që Bella nuk i ka bërë ndonjë përshkrim.

Image

 

Nuk ka munguar edhe një fotografi e publikuar nga Kendall, në të cilën shfaqen bukuroshet të veshura me bikini, por këtë herë nuk janë ekspozuar.

Këto imazhe janë publikuar pas thashetheme që Bella planifikon të ribashkohet me The Weeknd, me të cilin u nda në vitin 2016.

Image

 

Në ndërkohë, ka pasur thashetheme se motra e saj Gigi Hadid është duke flirtuar me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, i cili ka qenë në lidhje me Kendall Jenner, ndërsa ka pasur thashetheme edhe për një lidhje me vet Bellan. /Telegrafi/