Kardashian është modelja më e mirë për reklamimin e koleksionit të ri të Kanye West

Showbiz March 18, 2018 - 22:29

Në një intervistë për revistën Elle, Kim Kardashian kishte thënë se bashkëshorti i saj, Kanye West, shpesh e këshillonte se çfarë duhej të vishte.

Dhe nuk ka dyshim se 37-vjeçarja mund të jetë reklamuesja më e mirë e linjës së modës, Yeezy, e cila është e reperit amerikan.

Image

 

Pikërisht këtë e ka bërë Kim gjatë kësaj fundjave duke mahnitur me linjat trupore, e veshur me koleksionin sportiv të burrit të saj.

Kardashian është kujdesur për reklamimin sa më të mirë të koleksionit të Yeezyt në bashkëpunim me kompaninë sportive australiane, 2XU.

Image

 

Ka qenë pikërisht kompania 2XU që i ka publikuar në InstaStory disa imazhe të bukuroshes nga seti fotografik për këto veshje sportive.

Si gjithmonë, në plan të parë janë vënë linjat trupore të Kim, e cila me shumë vetëbesim i ka treguar format e saj.

Image

 

Nuk ka munguar edhe një pozë vetëm më jelekë, në të cilën ajo shfaqet duke u rregulluar për fotosesionin e ri. /Telegrafi/