Ngjarja prekëse që e ri-emocionoi tej mase Ledri Vulën, reperi shpërthen në lot!!

Showbiz March 18, 2018 - 21:59
Xheraldina Rexhepi njihej si njëra ndër femrat më të forta shqiptare dhe akoma vazhdon të konsiderohet si e tillë.

Sfida e madhe që pati gjatë rrugëtimit të gjatë për ta shëruar vajzën e saj Rebekën nga sëmundja e rëndë që ia mori dhe jetën ka bërë që jeta e saj të ndryshoj plotësisht, shkruan lajmi.net

Sot, ajo dhe vajza e saj e vetme tashmë Dëbora Rexhepi po jetojnë duke quar deri në fund amanetin që ia kishin dhënë motrës së ndjerë një orë para se ajo të ikte në botën tjetër.

Gjatë këtij rrugëtimi në ndihmë u doli edhe reperi Ledri Vula i cili bashkë me të dyja, nënë e bijë ishte i ftuar në emisionin ‘Dua të të bëjë të lumtur’ ku shpërtheu në lot në momentin kur doli në skenë dhe filloj të flasë me zonjën Xheraldina.

Ledri ka treguar gjithashtu se sa shumë ka qarë gjatë realizimit të këngës ‘Beautiful’ bashkë me Flori Mumajesin.

E derisa fliste për këtë lotët nuk i ndaleshin sërish./Lajmi.net/

Image

Image

Image

Image