Zbulohen arsyet pse Xhensila e mbajti të fshehtë kaq gjatë shtatzëninë

Showbiz March 18, 2018 - 17:12
Arsyeja do të ju habis

Më në fund, lajmi që shumë shpejt Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër, është zyrtar. 

Pas shumë thashethemeve, aludimeve e spekulimeve mediatike (të cilat asnjëherë nuk u mohuan dhe as u konfirmuan nga çifti), nga këngëtarja dhe aktori i njohur sekreti mori fund. Ata do të bëhen prindër dhe nuk kanë pse të mos e ndajnë këtë me të gjithë.

Edhe pse kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, prej disa muajsh gati ‘të përndjekur’ për të zbuluar shtatzëninë, si Xhensila, ashtu edhe Besi nuk e kanë prishur terezinë për lajmet dhe titujt nëpër portale. Të dy, me sa duket, kanë gjetur kohën më të mirë për ta ndarë me të gjithë, ndonëse të gjithë nuk kishin më asnjë dyshim në rrumbullakësinë e barkut të Xhensilës.

Po pse e mbajti të fshehtë për kaq shumë kohë? Arsyet mund të jenë disa:
E para (ndoshta edhe më e rëndësishmja) ka të bëjë me Xhensilën, natyrisht. Këngëtarja e ka thënë shpeshherë edhe publikisht – ajo është natyrë supesticioze dhe meqenëse është kështu, s’mund ta ndante menjëherë lajmin e shtatzënisë. Të njëjtën gjë, këngëtarja bëri edhe me datën e martesës. Pas shumë aludimeve për data të ndryshme gjatë gjithë verës, vetëm kur dasma u afrua, mësuam se nuk ishte vera, por fillimi i vjeshtës koha kur ata kurorëzuan dashurinë.

Një arsye e dytë pse Xhensila nuk preferoi ta publikonte që në fillim, me siguri, është edhe shëndetësore. Pas disa analizave, kontrolleve, vajtje – ardhjeve në Itali, gjendja shëndetësore e psikologjike (edhe sipas shkencës) e nënës në pritje duhet të jetë në nivele të kënaqshme për të përballuar emocionin. Le të mos harrojmë se Besi, në këtë rast, është një ndihmë ‘aspak e mirë’ për emocionet. Ai gjithmonë ndihmon për t’i shtuar ato.
Pas dasmës së çiftit, madje vetëm pak javë pas zhurmës së madhe që shkaktoi ajo, Xhensila ka nisur menjëherë turet muzikore dhe, që nga vjeshta e vitit të kaluar e deri më sot, kalendari muzikor ka qenë i tejmbushur. Lajmi që këngëtarja i ka anuluar koncertet sepse ishte e sëmurë me grip nuk u konfirmua nga Xhensila. Ndoshta ato ishin problemet e para të shtatzënisë. Edhe projektet muzikore gjatë kësaj kohe, mund ta ‘kenë penguar” Xhenin për ta ndarë pritjen e ëmbël.

Lajmi për shtatzëninë nuk mund të ndahej me të gjithë pa krijuar në fillim zhurmën e madhe. Duket se VIP-ave shqiptarë u pëlqen zhurma para se të shpërthejë tullumbacja. Një pjesë e mirë e tyre e preferojnë zhurmën mediatike dhe zgjedhin ta kalojnë në heshtje kur lajmi është i vërtetë. Nëse ju kujtohet, edhe Tuna bëri të njëjtën gjë rreth dy vjet më parë. Kur të gjithë flisnin për pritjen e saj të ëmbël, ajo nuk foli, madje edhe u mbyll për tre muaj në shtëpi, derisa publikisht, kur prezantoi këngën “Duam” në Këngën Magjike, tha se në barkun e saj kishte një fëmijë.
Nëse mund të renditet si një arsye e pestë, tjetra dhe më konkrete për Xhensilën është përballja me fëmijët këtë të hënë “Në kurthin e Piter Panit”. Duhet të jetë gati për të pritur çdo lloj pyetje nga ata. Po si mund ta fshihte barkun para syve kritikë të tyre? A mund t’i gënjejë fëmijët? Nesër, me siguri, Xhensila do të zbulojë gjininë e bebes që pritet të vijë në jetë, ndoshta edhe sa muajshe është...

Apo edhe këto të dyja i dimë tashmë? Kush tha që është 5 muajshe dhe po pret një vajzë? Siç e ka ëndërruar veten gjithmonë, në fund të fundit: nënë të një vajze./Class/ 

Image