“For You” nga Rita dhe Liam Payne kalon 100 milionë dëgjime në Spotify

Showbiz March 17, 2018 - 20:37

Rita Ora vazhdon t’i korrë sukseset e projekteve të saja gjatë këtij viti. Bashkëpunimi me Liam Payne është ndër më të dëgjuarit në platformat e ndryshme të shpërndarjes së muzikës.

Kënga “For You” ka arritur një tjetër sukses duke kaluar shifrën prej 100 milionë dëgjimesh në Spotify. Këtë njoftim e ka bërë vet 27-vjeçarja përmes rrjeteve sociale.

“Kjo është çmenduri… Faleminderit që e dëgjoni For You’ në Spotify”, ka shkruar Rita në një postim në Instagram duke iu referuar shifrës mbresëlënëse të ‘streamingut’ në platformën e përmendur.