Labinot Tahiri: Ky është zani im, me tendera nuk di me punu

Showbiz March 17, 2018 - 16:34
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Këngëtari dhe deputeti Labinot Tahiri i cili dje derisa seanca po mbahej, paralajmëronte koncertin që do mbahej përmes postimeve, sot ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që mbushën sallën.

Ai ka thënë se kjo është fuqia e tij, të bërit muzikë për të argëtuar njerëzit.

Së fundmi, ai ka mbajtur një koncert në një nga diskotekat e Ferizajit, ku salla ka qenë e mbushur pot e për plot.

Në postimin e tij të fundit, ai ka falënderuar ferizajasit për respektin dhe pritjen që i bëjnë sa herë që këndon në atë vend.

“Ky është zani im, me tendera nuk di me punu! Kur do qe mundem e ndaj karrieren tme me këta SHPIRTA QË MË DUAN. Në POLITIK jam për procese më të mdhaja për popullin dhe VENDIN TONË”, shkruan ndër të tjera këngëtari.

Image