Almeda Abazi arrin në Tiranë, merr pjesë në këtë spektakël

Showbiz March 16, 2018 - 16:35

Modelja dhe aktorja shqiptare Almeda Abazi tash e sa vite jeton në Turqi.

Përmes rrjeteve sociale është bërë e ditur që Almeda do të marrë pjesë në “Dancing With The Stars”, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Almeda ka publikuar një fotografi nga momenti i arritjes në Shqipëri dhe pas saj edhe balerina Isilda Mollaymeri shpërndau një imazh me të.

Spektakli do të fillojë transmetimin më 23 mars, ndërsa Almeda është në Tiranë për të prezantuar “DWS”.

Kujtojmë që Almeda është e martuar me aktorin e mirënjohur turk Tolgahan Sayisman.

Image

Image