Zaimina publikon imazhin më të ëmbël të vajzës

Showbiz March 16, 2018 - 16:13

Muaj më parë këngëtarja Zaimina Vasjari fitoi epitetin nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Khloe dhe për të cilën po kujdeset vazhdimisht, shkruan lajmi.net.

Kohë pas kohe, Zaimina sjell në rrjete sociale disa imazhe të vogëlushes, por nuk ia zbulon fytyrën tërësisht.

Kështu ka vepruar edhe së fundi, duke publikuar një imazh të ëmbël të vogëlushes Khloe, derisa ajo po flinte.

Kujtojmë që sa i përket anës profesionale, Zaimina ka lënë pas angazhimet në muzikë duke iu përkushtuar jetës private.