41 vjeçare, por Ledina Çelo nuk e ka problem t’i reklamojë të pasmet

Showbiz March 13, 2018 - 18:30

Për disa nga këngëtaret ekspozimi i trupit nuk njeh moshë!

Këtu futet pa problem dhe këngëtarja nga Shqipëria, Ledina Çelo e cila shumë shpesh bëhet pjesë e mediave rozë për linjat trupore të cilat ajo nuk heziton t’i shfaqë dhe për ndjekësit e saj të shumtë.

Provokimet janë pjesë e Ledinës, e cila edhe kësaj radhe ka postuar një video boomerang ku tund të pasmet para pasqyrës, e veshur në rrobabanjo.

 

Sa i përket jetës së saj private, ajo tashmë ka vite që ka krijuar familjen e saj dhe ka dy fëmijë, një djalë dhe vajzë, Erlisin dhe Perianën.

Ndryshe, ajo u bë kohë që jeton në Gjermani, por vizitat në vendin e lindjes nuk mungojnë asnjëherë.

 

Së fundmi ajo ishte në Prishtinë, në 50 vjetorin e karrierës së Sabri Fejzullahut ku dhe këndoi një këngë gjatë koncertit të mbajtur.