Showbiz

Bashkëshortja e Daut Haradinajt sjell verën para kohe, publikon fotografi provokuese!

Bashkëshortja e Daut Haradinajt sjell verën para kohe, publikon fotografi provokuese!
13 mars 2018 • 17 : 47

Duke qenë bashkëshortja e deputetit nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj, ajo u bë mjaft emër i lakuar në media.

Jo vetëm për këtë fakt, por ajo përflitet shumë edhe për stilin e veçantë të veshjes.

Fjala është për Lola Haradinajn e cila pothuajse çdo ditë publikon fotografi nga më të ndryshmet në llogarinë e saj publike Instagram.

E sot, ajo ka publikuar një fotografi ku shihet teksa ka veshur një palë xhinse të shkurtra ngjyrë blu, përderisa në pjesën e sipërme ka veshur një këmishë të bardhë me vija ngjyrë blu, duke i dhënë kështu fotografisë një stil veror.

Është interesante se ajo e ka kombinuar këtë veshje me një palë çizme ngjyrë të zezë e të cilat bien në sy me shikim të parë, shkruan GazetaBlic.

Ndryshe, Lola dhe Daut Haradinaj kanë vite të martuar, ku kanë dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, David dhe Troja.

Image

Image

© zëri.info