Aktori i famshëm i dërgon letër ish dashnorit të gruas

Showbiz March 12, 2018 - 15:23
Ndjen keqardhje për të

Drama e cila ka goditur fituesin e çmimit Oskar, Colin Firth dhe bashkëshorten e tij Livia, kur ish dashnori i kësaj të fundit, gazetari Marko Brankaça ka dalë në publik me detajet intime nga lidhja e tyre sekrete, duket se po merr fundit, transmeton Zeri.info.

Image

Pas deklaratës zyrtare të cilën çifti e ka dhënë në lidhje me këtë, Colin ka vendosur t’i dërgoj letër bashkëdhembjeje  ish dashnorit të gruas së tij, në të cilën mes tjerash ka shkruar se e di që edhe Marko vuan sikurse ai.

“Ti ke bërë që unë të vuaj, por e di se as ti tani nuk e ke të lehtë. Ndjej keqardhje për ty se edhe ti po vuan”, ka shkruar aktori. Producentja Livia Firth është gjetur në të gjitha ballinat e mediave italiane dhe amerikane, kur Marko i cili ishte mik i saj që nga fëmijëria e më vonë edhe dashnor, e ka akuzuar atë se ka shpikur sikur ai po e përndjek, për ta fshehur aferën e tyre.

Gazetari kishte dërguar edhe foto të tij dhe Livia-s, aktorit, prandaj ky kishte vendosur të ndërmarrë masa ligjore. Marko ka rrëfyer se lidhja e tij me Livia-n kishte filluar pas një ahengu familjar të familjes Firth në Umbria në verën e vitit 2015, kur producentja kishte dashur të shkurorëzohet nga Colin. Mirëpo, afera me Markon kishte zgjatur shkurt dhe ajo kishte vendosur të provoj ta shpëtoj martesën e saj me Colin.