Fifi duhet të humbë peshë urgjentisht

Showbiz March 11, 2018 - 23:28
Fifi tregon nga çfarë problemi shëndetësor po vuan

Filloreta Raçi është një këngëtare që ka zënë vend në skenën muzikore shqiptare falë talentit dhe këngëve të pëlqyera.

Publikimi i projekteve të reja, interpretimet e drejtpërdrejta dhe pjesëmarrja në festivale, ka bërë që ajo të ketë vendin e saj në estradë.

Fifi nuk e ndjek trendin për të pasur forma të pëlqyera trupore, ndërsa thotë se nuk shqetësohet aspak për këtë gjë.

Ajo është shprehur se nuk i ka aspak kompleks kilogramët e tepërt, mirëpo është e detyruar të humbë në peshë për shkak të një problemi me shtyllën kurrizore.

“Tash në fakt, më ka dalë një problem me boshtin kurrizor dhe më duhet me urgjencë të dobësohem se jam në shkallën e fundit që të mbetem në paralizë”.

“Edhe më duhet të nis për ta ndryshuar veten, por jo për publikun, jo për njerëzit, jo për dikë konkretisht, as për nënën e babanë tim, është për shëndetin tim”, ka thënë Fifi për Prive.

Kujtojmë se në muajin shkurt, këngëtarja i befasoi të gjithë duke publikuar njëkohësisht dy videoklipe muzikore, të këngëve “Nanush 1” dhe “Nanush 2”.