Nuk e dinit, por ky multi-milioner shqiptar dikur ka qenë bari

Showbiz March 11, 2018 - 20:38
Ja për cilin multi-milioner shqiptar bëhet fjalë

I ftuar mbrëmjen e sotme në "Xing me Ermalin", biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i ka habitur të gjithë kur ka zbuluar se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.

Ramadani tregoi se ka kullotur mijëra bagëti dhe këtë punë e bënte pa para.

“Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës”, tregoi biznesmeni.

Sot Hetem Ramadani renditet në listën e njerëzve më të pasur në Slloveni që ka shënuar arritje rekord në fushën e biznesit.

Image

Image