Brad Pitt nuk dëshiron të dashurohet

Showbiz March 11, 2018 - 11:38

Pas shkurorëzimit nga Angelina Jolie, aktori i famshëm dhe i preferuari i gjinisë femërore, Brad Pitt ka zhgënjyer një numër të madh të tifozëve anembanë botës.

Aktori i famshëm po e merr veten nga një shkurorëzim përmes ushtrimeve në palestër dhe meditimeve.

Aktori raportohet se ka humbur peshë, ai është i shëndetshëm dhe nuk konsumon më pije alkoolike, shkruan gazeta britanike “The Sun”.

Megjithatë, vendimi më drastik i bërë nga aktori, në këtë kohë vendimtare të jetës, është – beqaria.

Image

 

Pitt ka vendosur që mos të ketë ndonjë të dashur në krah, ku po dëshiron ta “largojë nga mendja” ish-bashkëshorten disavjeçare, Jolie.

Sipas burimit të gazetës britanike, aktori 54-vjeçar ka qenë gjithmonë në lidhje të gjata, duke e bërë të harrojë se si duket të jesh vetëm – dhe tani po përpiqet të rimerr veten.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për zonjat, nuk është e gjitha “e pashpresë”, pasi Brad Pitt nuk ka thënë se kurrë më nuk do të dashurohet. /Telegrafi/