Ermal Fejzullahu dhe Ledri Vula publikojnë këngën e re “Fshatarja ime”

Showbiz March 10, 2018 - 16:32

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe reperi Ledri Vula kanë publikuar bashkëpunimin e tyre më të ri.

“Fshatarja ime” titullohet kënga e tyre e re, e cila u dha premierë në koncertin recital të 50 vjetorit të karrierës së babait të Ermalit, këngëtarit Sabri Fejzullahu.

Kënga është ritmike e zhanrit R&B, dhe është punuar nga producenti Big Bang në studion “RedBox”.

Teksti i këngës është shkruar nga vet dyshja, ndërsa është publikuar në kanalin YouTube, vetëm në versionin audio.

Ky është bashkëpunimi i tretë mes Ermalit dhe Ledri, ndërsa pjesë e dy bashkëpunimeve të tyre të para, ka qenë edhe reperi tjetër Lumi B./Telegrafi/