Liberta me poza artistike, fotografohet në pozita goxha provokuese!

Showbiz March 09, 2018 - 18:25

Ajo njihet si një prej moderatoreve më të zonjat shqiptare.

Dhe tani, Liberta Spahiu ka publikuar në llogarinë e saj në “Instagram disa fotografi me çka ka bërë me dije se është fotografuar tek fotografi i njohur, Arton Humolli.

Edhe pse në formatin bardh e zi, moderatorja e emisionit – “Prive” është shfaqur goxha artistike, veçse edhe provokuese. E veshur vetëm në të brendshme me ngjyrë të zezë, ajo nuk ka ngurruar që ndjekësve të saj t’u tregoj linjat e lakmueshme që ka.

Në fotografi, prezantuesja është shfaqur me kokë e duar në dysheme përderisa trupi i saj qëndronte i mbështetur në një stol duke bërë kështu që linjat e trupit të saj të bien edhe më shumë në sy, shkruan GazetaBlic.

Spahiu njihet si një vajzë e zonja në fushën e gazetarisë, dhe kohëve të fundit po flitet se ajo i është kthyer lidhjes me këngëtarin shqiptar, Flori Mumajesi.

Sido që të jetë ende nuk ka asnjë indikacion që do ta vërtetonte sadopak këtë informacion, duke bërë kështu që thjeshtë të konsiderohet si thashetheme.

Image

Image