E thonë supermodelet: Nuk ekziston bukuria e përsosur

Showbiz March 08, 2018 - 09:20

Ato janë sinonim i bukurisë, por manekinet e famshme si Tyra Banks, Helena Christensen, Miranda Kerr dhe të tjera me deklaratat e tyre tregojnë se për vetëbesimin në pamjen e tyre ka nevojë edhe për diçka më shumë se pamja tërheqëse e jashtme.

Ne jua sjellim këshillat e disa prej manekineve më të famshme në industrinë e botës.

“Të gjitha femra janë: të bukurat, vitalet, të plotat, shtatshkurtrat, shtatgjatat, me lëkurë të bardhë apo me ten të errët, të pashkathëtat, ekstravagantet, të turpshmet dhe të gjitha llojet e femrave që gjenden në mes tyre”, thotë supermodelja e famshme Tyra Banks, transmeton "Zeri.info".

“E dua trupin tim, sepse këtë ma ka dhuruar Zoti. Dhe çdo femër duhet ta dojë trupin e saj ashtu siç ia ka dhuruar Zoti”, shprehet njëra nga modelet më të kërkuara, Kate Upton.

“Ekziston ajo ideja e përsosmërisë. Shumica e femrave nuk e kuptojnë se ajo është një problem i madh. Duhet ta kuptoni se secili prej nesh është një qenie njerëzore”, thotë Georgia Jagger.

“Kurrë mos lejoni që dikush t’ju thotë se nuk jeni mjaftueshëm të mirë. Nga ju varet të zgjidhni nëse do t’i ndiqni pritjet e të tjerëve apo do t’u përmbahuni pritjeve tuaja”, ka deklaruar Jenny Rank, përcjell "Zëri".

“Njerëzit duhet ta kuptojnë se janë mjaftueshëm të mëdhenj dhe të bukur ashtu si janë. Vetëm duhet të jenë vetvetja dhe ta duan veten e tyre”, këshillon bukuroshja Crystal Renn.

“Bukuria natyrale ka karizëm. Besoj se secili duhet ta pranojë ashtu si është dhe jo ta manipulojë vetveten apo ta ndryshojë”, thotë Elle MacPherson.

“I bukur është ai që është i sinqertë me vetveten dhe me shpirtin e vet, dikush që ka vetëbesim dhe që mund të buzëqeshë”, shprehet Helen Christensen.

“Mendoj se figura femërore duhet ‘të festohet’, të potencohet dhe të mos fshihet”, këshillon Miranda Kerr.

Ndërsa deklarata e Cindy Crawford është tejet interesante: “Buzëqeshi edhe atëherë kur zgjohem dhe nuk dukem si Cindy Crawford”. /ZËRI/