Elvana Gjata dhe Valdrin Sahiti vijnë me befasinë e radhës, kësaj radhe nga Milani i Italisë

Showbiz March 05, 2018 - 14:25

Dyshja e famshme shqiptare thuhet se po bëjnë një fotosesion të ri për një nga revistat më të mëdha të modës në Evropë

Diva e muzikës shqiptare, Elvana Gjata dhe kreatori më i famshëm shqiptar Valdrin Sahiti po sjellin një bashkëpunim tjetër të fuqishëm. Por kësaj radhe me sa duket bëhet fjalë për modën dhe depërtimin e dyshes së suksesshme shqiptare në kryeqytetin botëror të modës – qytetin italian Milanon.

Elvana dhe Valdrini sot në mëngjes janë parë duke dal jashtë hotelit luksoz Mandarin në Milan të Italisë, ndërsa ne e kemi siguruar një video ekskluzive nga kjo lëvizje që kanë bërë dy artistët e njohur shqiptarë.

Burime të afërta dhe të besueshme me artistët kanë bërë të ditur se Elvana dhe Valdrini tashmë janë duke punuar në një projekt të madh ndërkombëtar, përkatësisht thuhet se bëhet fjalë për një fotosesion të ri që do ta bëjnë të dy për një nga revistat më të mëdha të modës në Evropë.

Së fundmi, Elvana ka bërë një rikthim spektakolar në skenën e muzikës shqiptare me performancën live të disa këngëve të saj të reja, të cilat janë bërë përmbajtja më e re virale në hapësirat shqiptare por edhe në diasporë.

Duke qenë se dyshja e suksesshme shqiptare nuk po ndalet me përpjekjet për të qenë në majat e modës dhe muzikës, shumë shpejtë pritet që për punën e tyre të lexojmë dhe shohim suksese të reja edhe jashtë kufijve tanë.