Këngëtari shqiptar për Angelina Jolie: Jetën tjetër do jeni gruaja ime

Showbiz March 05, 2018 - 10:00

Angelina Jolie është në mesin e aktoreve më të mira në botë.

Ajo njihet për një numër të madhe rolesh të realizuar gjatë karrierës së saj, shkruan lajmi.net.

Meqë mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscars”, të gjithëve iu bie ndër mend që një ndër emrat me më së shumti krijime në “Hollywood” është ai i Angelina Jolie.

Këngëtari shqiptar Alban Ramosaj i emocionuar ka shprehur dashurinë e madhe që ka për këtë aktore.

“Mirë.. prej kur kujtoj Oscars… jetën tjetër, ju do jeni gruaja ime”, ka shkruar ai mbi fotografinë  ku Jolie shihet me një trofe të së njëjtës ceremoni në duar.