Ky është numri i madh i të ftuarve në dasmën mbretërore në Windsor

Showbiz March 03, 2018 - 17:22

Në dasmën e princit Harry dhe të fejuarës Meghan Markle, e cila do të mbahet me 19 maj në pallatin Windsor, janë të ftuar mbi 2500 qytetarë, ka bërë të ditur pallati Kensington. Të ftuarit nga e gjithë Britania e Madhe kanë nderit të shohin ardhjen e çiftit.

Harry dhe Meghan dëshirojnë që qytetarëve të ua mundësojnë që të jenë pjesë e festës, transmeton gazetametro.net

“Kjo dasmë si edhe tjerat do të jetë moment i festës dhe gëzimit e cila do të pasqyroj karakterin dhe vlerat e nuses dhe dhëndrit”, kanë bërë të ditur nga Pallati Kensington.

Në mesin e 2640 të ftuarve do të jenë edhe 200 përfaqësues të organizatave humanitare, nxënës nga shkollat lokale dhe anëtarë të bashkësive lokale.

Princi i Britanisë dhe aktorja Meghan Markle do të martohen fiks në mesditën me datën 19 maj në Pallatin Windsor.