Bebe Rexha kujton fillimin: Para 10 viteve prita 10 orë në…

Showbiz March 03, 2018 - 17:09

Sot është një nga emrat më të dashur të muzikës, jo vetëm në trojet shqiptare por kudo në botë.

Mirëpo, as për Bebe Rexhën nuk kanë qenë të lehta hapat e parë, mirëpo dëshira për të arritur nuk e kanë ndaluar për asnjë moment, shkruan lajmi.net

Ajo ka hedhur një fotografi në Instagram ku zbuloi një detaj interesant nga fillimi.

Bebe tha se ajo dhe nëna e saj kanë pritur 10 orë para 10 viteve që Bebe të provonte veten në ‘American Idol’ dhe ndonëse nuk u kualifikua në roundin e parë, ajo prapë se prapë nuk u dorëzua dhe sot ka realizuar ëndrrën e saj.

E tani që do jetë mentore i këtij shou garues, Bebe ka premtuar se do jetë korrekte me gjithë konkurrentët.