E akuzuan se bleu çantë të shtrenjtë, kjo është përgjigja e ashpër e ambasadores

Showbiz March 03, 2018 - 08:41

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka reaguar lidhur me një raportim se çanta e saj ishte e shtrenjtë.

Ajo tregoi se të njëjtën e ka blerë online me çmim prej 35.99$.

Postimi i plotë:

Krejt në rregull me u marrë me dukjen dhe çantën time ????. Por, të paktën me qenë të skatë.

Në një ambient skajshmërisht toksik, kur servohen të pavërteta të tilla, duhet reaguar.

JO, çanta ime nuk është Hermes, por MKF collection ( në foto edhe data kur e kam porositë online ) me çmim prej 35.99$.

Hyni në internet kërkone mos besofshi ????

Image

Image