Rita Ora me koleksion të veshjeve sportive

Showbiz March 01, 2018 - 20:22

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, e cila përveç projekteve të reja dhe sukseseve në muzikë, ka vendosur të eksperimentojë edhe në fushën e biznesit.

Rita tashmë do ti përkushtohet edhe modës, jo vetëm muzikës dhe pritet që në 3 mars të hedhë në treg edhe koleksionin e saj të veshjeve të quajtur: “Roara Republic”.

Bëhet fjalë kryesisht për veshje sportie, që janë edhe të preferuarat e këngëtares shqiptare.