Gold Ag vargje prekëse për fëmijët sirian

Showbiz February 27, 2018 - 13:12
Ndoshta nesër s’më çelë sabahu…

Reperi Gold Ag është ndër artistët më të suksesshëm në tregun e muzikës shqiptare.

Ai është shumë aktiv me projekte muzikore, të cilat janë të temave të ndryshm.

Goldi është përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, në të cilat njofton fansat për më të rejat rreth tij dhe shumë herë prekë edhe tema nga aktualiteti

Së fundi, ai ka publikuar fotografinë e një vogëlusheje siriane, të cilës ia dedikoi disa vargje vërtetë emocionuese në kohën kur po bëhet mizori ndaj tyre.

“HERË DUKET E LUMTUR E HERË E TRISHTUAR, ZOTIT I ËSHTË LUTUR GJALLË PËR TË SHPËTUAR. ÇFARË FAJI KAM BËRË QË HYRA NË KËTË FAR LISTE, MOS VALLË TË TËRË SI UNË JANË TERRORISTE!!! OJ BOTË E VERBËR EDHE SA DO VAZHDOSH TUTJE QË S’KUJTOHESH PËR MUA S’PAKU ME NJË LUTJE. EDHE PSE E DI QË NESËR NDOSHTA S’MË QELË SABAHU MOS MË QAJ PASTAJ SE MUA MË MJAFTON ALLAHU”, ka shkruar reperi.