Rita po shijon pushimet me të dashurin në Miami

Showbiz February 27, 2018 - 08:10
Rita Ora ka publikuar fotografi nga Miami

Pas pjesëmarrjes në "Brit Awards" dhe udhëtimit në sfilatën e organizuar nga "Prada", Rita Ora udhëtoi në Florida.

Atje këngëtarja po pushon bashkë me të dashurin, Andrew Watt dhe miken e saj, shkruan lajmi.net.

Në rrjete sociale, këngëtarja ka publikuar disa fotografi në të cilat shihet se po kënaqet në maksimum.

Në një prej tyre që shpërndau së fundi, Rita paraqitet përkrah të dashurit duke shijuar jetën e natës atje.

Kujtojmë që më 17 shkurt, këngëtarja ka realizuar performancë madhështore para publikut shqiptar në Prishtinë. 

Image