Pas Unikkatilit, Dafina Zeqiri bën testin gjenetik për ta konfirmuar origjinën

Showbiz February 26, 2018 - 10:39
Ja pse e bëri një gjë të tillë edhe Dafina Zeqiri

Vitin e kaluar reperi Unikkatil kishte njoftuar përmes rrjeteve sociale që ka bërë testin gjenetik që konfirmon origjinën.

Së fundi, është Dafina Zeqiri ajo e cila ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram me të cilën zbulon rezultatet nga AND-ja e saj, shkruan lajmi.net.

Nga ajo që shihet në tabelën që postoi këngëtarja, del që nga rajonet etnike Dafina përket nga jugu i Evropës me përqindjen më të madhe.

Greqia, Turqia dhe Shqipëria kanë 69 për qind, ndërsa nga Evropa lindore 29 për qind dalin Italia verilindore, Kroacia, Bosnia dhe Hercegovina.

Kurse me përqindje shumë të vogël i dalin: Hebrejtë evropian, Kaukazi, Skandinavia dhe Britania e Madhe. 

Image