Bashkatdhetarët e ‘kallin’ për 10-vjetorin e Pavarësisë, kështu festuan në Austri

Showbiz February 25, 2018 - 17:33

Në Baden të Austrisë mbrëmë bashkatdhetarët kanë festuar 17 shkurtin, 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Festë madhështore bënë shqiptarët në Austri, aty nuk munguan as këngët patriotike e vallet e vallëzuara nga fëmijët shqiptarë, shkruan Zëri.info.

Në mesin e këtyre të rinjve që janë duke vallëzuar është edhe valltari Adrian Haziraj, i cili thuajse çdo vit është pjesëmarrës në festat e organizuara si për “28 nëntor” po ashtu edhe 17 shkurt e shumë festa të tjera. 

Në një video të siguruar nga Zëri.info shihen bashkatdhetarët tanë duke vallëzuar e festuar në Austri: