Ja çfarë veprimesh ndërmerr axha Shneq pasi i është rikthyer kujtesa

Showbiz February 25, 2018 - 09:33

Seriali "Egjeli" është ndër komeditë më të pëlqyera në vend.

Aktorët e serialit me rolet e tyre i kanë bërë për vete gjithë publikun, të cilët me padurim presin të dielat për të shikuar episodet e reja, shkruan lajmi.net.

Sonte transmetohet episodi i 43-të i “Egjelit” dhe vjen me shumë të papritura, ku pasi i është rikthyer kujtesa axhës Shneq ai merr një vendim.

Në Gjirafa.com është publikuar promoja e episodit të ri që transmetohet sonte nga ora 20:15 në po të njëjtën platformë.

Shikoni në sekuenca të shkurtëra dhe çfarë do të ndodhë sonte në “Egjeli” mes protagonistëve shumë të dashur për publikun.