Aktorët e “O Sa Mirë” miq edhe jashtë xhirimeve të serialit

Showbiz February 24, 2018 - 16:21

Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të jetë një ndër më të shikuarit në trojet shqiptare.

Kjo bën që edhe kasta e aktorëve të përcillet hap pas hapi edhe jashtë xhirimeve filmike.

Duket se ekziston një harmoni e mirë mes artistëve edhe jashtë ambientit të bankave shkollore.

Një fotografi të përbashkët nga momente të relaksimit e kanë realizuar edhe disa prej aktorëve, i cili imazh po qarkullon në rrjetet sociale.

“Xhbanja” duket se ka marr iniciativën për të bërë një “selfie” teksa shihen së bashku edhe “Tringa”, “Stima”, “Sasa”, “Citi”, “Xhakarta”.

Tashmë ka dal edhe video e shkurtët e episodit të 130 të serialit, ku do të na presin shumë skena komike.

Ndryshe, aktorët do t’i shohim edhe në këtë sezon me rolet e tyre në serialin e lartcekur. /Telegrafi/

Image