Mburret me vithet seksi

Showbiz February 24, 2018 - 10:52

Këto janë kofshët që i dua dhe më nuk kam nevojë të mbaj dieta. Jam krenare me to”, ka shkruar bukuroshja

Ylli i muzikës Demi Lovato me vite ka zhvilluar betejën me buliminë. Edhe pse ky çrregullim në të ngrënë ka lënë pasoja në shëndetin e saj, këngëtarja më në fund ka arritur ta pranojë trupin e saj ashtu si është dhe të përfitojë shprehi të shëndetshme.

Ajo në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar një foto të saj ku ajo ka shfaqur kofshët e saj të fuqishme dhe mirë të formësuar dhe më pas ka sqaruar se si e përjeton trupin e saj. “Këto janë kofshët që i dua dhe më nuk kam nevojë të mbaj dieta. Jam krenare me to”, ka shkruar bukuroshja.

Ndjekësit e saj në këtë rrjet social me kënaqësi e kanë komentuar foton, duke e porositur se format trupore i ka të mrekullueshme dhe se duhet të vazhdojë t’i dojë ato. Përndryshe, në janar të këtij viti Demi gjatë një interviste ka zbuluar se si është dukur shërimi i saj nga bulimia.

“Po mësohem ta dua trupin tim e kjo është një sfidë jetësore. Kurimi nga çrregullimi në të ngrënë është rrugëtimi më i mirë i jetës sime. E kam ndërprerë dietën dhe kam shtuar disa kilogramë, por tani jam më e lumtur sepse nuk ia kufizoj vetes ushqimet e caktuara dhe nuk turpërohem për këtë”, kishte deklaruar këngëtarja e guximshme.

Ajo momentalisht është beqare, pas dështimeve të shumta në dashuri. /Zëri

Image

Image