Shumë punë për vithet e përkryera!

Showbiz February 24, 2018 - 10:49

Për pamjen time në masë të madhe meritore është dieta, pasi në ditët kur është dashur të paraqitem e zhveshur para kamerës e kam shmangur sheqerin dhe ushqimin që të frynë, të cilët të bëjnë të ndihesh e rëndë dhe letargjike

Nga java e kaluar në kinema ka filluar të shfaqet pjesa e tretë e sagës “Fifty Shades Freed”, ndërsa të gjithë ata që e kanë shikuar pajtohen se aktorja Dakota Johnson kurrë nuk është dukur më bukur dhe më seksi. Nuk duam të zbulojmë detaje nga ngjarja e filmit pasi ia vlen të shikohet, por ajo që duam të përqendrohemi është pyetja se çfarë ka bërë ajo me vithet e saj.

Por nuk është ajo që mendoni, pra nuk ka bërë ndërhyrje estetike. Në të vërtetë ajo ka punuar shumë në atë që trupi i saj, duke përfshirë edhe vithet, të duken të përkryera në ekranin e madh.

“Për pamjen time në masë të madhe meritore është dieta, pasi në ditët kur është dashur të paraqitem e zhveshur para kamerës, e kam shmangur sheqerin dhe ushqimi që të frynë, të cilët të bëjnë të ndjehesh e rëndë dhe letargjike. Kam vrapuar shumë. Kemi pasur një vend me pajisje palestre, ku kam shkuar gjatë pauzave të xhirimeve. Aty përfshiheshin ushtrimet kardio dhe ushtrimet specifike për muskuj. Nuk e di si quhen, por kam bërë shumë të tilla për vithet e mia”, ka deklaruar bukuroshja.

Ka shtuar se i kanë ndihmuar edhe ekspertët e ushqimit dhe ata që merren me sport, ndërsa vikendeve ka shkuar në kalërim, çka e ka pasur të ndaluar gjatë xhirimeve. Dhe ajo thotë se është shumë e lumtur me pamjen e re të trupit të saj, pasi kurrë nuk është ndjerë më me vetëbesim./Zëri