Aksidentohet këngëtarja Dua Lipa

Showbiz February 23, 2018 - 18:40

Këngëtarja Dua Lipa është një prej artisteve tona që ka arritur famë ndërkombëtare.

Këto ditë, ajo shënoi një sukses të jashtëzakonshëm duke rrëmbyer dy çmime në “Brit Awards 2018”, shkruan lajmi.net.

Ajo ka vazhduar aktivitetet e tjera duke mos u ndalur për asnjë çast, madje disa orë më parë publikoi datat e turneut evropian ku zbuloi edhe atë se kur vjen në Kosovë.

Dua Lipa bëri të ditur se më 10 gusht do të performojë në Prishtinë, ndërsa pasi gëzoi të gjithë me lajmin, ajo pësoi një aksident.

Këngëtarja ka thyer gishtin e dorës, e këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ku shkroi “E kam thyer atë”. 

Image