Ylli i “The Notebook” shtatzënë, pret fëmiun e parë

Showbiz February 23, 2018 - 13:40

Ylli i “The Notebook”, Rachel McAdams, besohet se po pret fëmiun e saj të parë.

Bukuroshja 39 vjeçare ende nuk ka folur për këto spekulime, por ylli kanadez ka mbajtur veten larg mediave sëf undmi.

Ajo madje nuk mori pjesë është në premierën e filmit më të ri “Game Night”, duke nxitur kështu edhe më shumë spekulime.

Disa burime të E! News dhe US Weekly konfirmojnë se aktorja e njohur është shtatzënë.

Nuk dihet kush mund të jetë babai i fëmiut, por në vitin 2016 ajo ishte parë duke mbajtur duart me skenaristin Jamie Linden, duke nxitur spekulime se ata mund të jenë bashkë. /Telegrafi/ 

McAdams njihet për romancën e saj me bashkë aktorin e “The Notebook”, Ryan Gosling, ashtu sikurse me Josh Lucas dhe Michael Sheen, e ajo nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për t’u bërë nënë.

“Do të ishte mrekulli të kem disa fëmijë”, u shpreh ajo në vitin 2009.

Përfaqësues të aktores ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për mediat britanike.