Dua nuk ka të ndalur, fiton edhe një çmim të rëndësishëm në Brit Awards

Showbiz February 21, 2018 - 22:28
Ky është çmimi që e fitoi Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa sapo ka rrëmbyer edhe një çmim në Brit Awards 2018, raporton “Zeri.info”.

Kësaj radhe Dua rrëmbeu çmimin "Brit Award for British Breakthrough Act" apo në shqip "Artistja më e mirë debutuese në Britani”.

LEXO EDHE: Dua Lipa është këngëtarja më e mirë britanike e vitit

Pasi fitoi këtë çmim, Dua në skenë u ngjit bashkë me motrën dhe vëllain e saj, raporton “Zeri.info”.

“I falënderoj të gjithë dhe të gjithë fansave që kanë votuar për mua. Ma keni bërë ëndrrën realitet. Vëllai im i vogël sigurisht mendon se jam e çmendur që e kam sjellë në skenë me mua, por arsyeja pse e bëra këtë ka thënë se në albumin e parë u kam thënë të besojnë në magji, dhe kjo është e vërtetë, dhe desha që të dytë ta besojnë dhe ta ndjejnë këtë gjë me mua”, ka thënë Dua Lipa teksa ka marrë çmimin për këngëtaren e re më të mirë në Britani. /ZËRI/

Image

Image

Image

Image

Image