I publikohet videoja private e seksit - (Foto)

Showbiz February 20, 2018 - 15:53

Blac Chyna ka bërë paraqitje në polici pasi një video e seksit ku protagoniste është vetë ajo, është publikuar në internet, transmeton Zeri.info.

Image

Zeshkania atraktive, e cila ka dy fëmijë nga romancat e saj me këngëtarin Tyga dhe ish të fejuarin Rob Kardashian, në këtë video shihet duke i bërë seks oral një mashkulli misterioz, ndërsa e tërë kjo zgjatë një minutë e 23 sekonda.

Image

Kjo video është paraqitur në një llogari anonime në Twitter. fytyra e këtij mashkulli nuk është paraqitur asnjëherë, por zëri i tij mund të dëgjohet dhe videoja është realizuar nga vetë ai. Avokati i Chyna-s, Walter Mosley, u ka thënë mediave se ata kanë kontaktuar policinë për të hetuar këtë video, pasi është një rast kriminal. Ai gjithashtu përmes Instagramit ka kritikuar përhapjen e kësaj videoje, shkruan më tej zeri.info.

Image

“Ne duhet të ndryshojmë këtë kulturë të abuzimit dhe sulmeve ndaj femrave. Postimi i sotëm më pikëllon thellë dhe është një sulm jo vetëm kundër klientit tim, por edhe ndaj mikes sime. Pse ne mendojmë se është e pranueshme të shesim, apo publikojmë apo të kërkojmë hakmarrje apo për të shantazhuar femrat në këtë mënyrë pa pëlqimin e saj? Nuk është e drejtë”, ka shkruar ai.

Chyna në të kaluarën e ka kritikuar ish të fejuarin e saj Robin, se po mundohet t’i hakmerret me publikimin e videove të saj kompremituese./ZERI