Rita Ora në Kosovë, e papritur çfarë ka bërë Cristiano Ronaldo

Showbiz February 19, 2018 - 14:52

Të shtunën (17 shkurt) shteti i Kosovës ka festuar 10 vjetorin e pavarësisë me një koncert gjigant i cili u mbajt në qendër të Prishtinës, shkruan Albaninenshowbiz.com

Pjesë e këtij koncerti i cili mblodhi rreth 300 mijë veta ishte edhe këngëtarja me famë botërore Rita Ora, kjo e fundit interpretoi disa këngë ku edhe çmendi publikun e pranishëm.

LEXO EDHE: Ky është publicisti që i shkroi libër Rita Orës

Rita përveç që ia dha një mbrëmje fantastike të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm ajo duke qenë një këngëtare shumë e famshme bëri që shumë media ndërkombëtare të shkruajnë për manifestimin i cili u mbajt në zemër të Prishtinës.

Përveç promocionit të jashtëzakonshëm në mediat ndërkombetare, Rita Ora postoi shumë foto e video në rrjetet sociale, e në veçanti në Instagram, aty ku këngëtarja prishtinase ka hiç më pak se 13 milionë ndjekës, shkruan Albanienshowbiz.com

E në mesin e 13 milionë ndjekësve të cilët i shikojnë aktivitetet e Rita Orës është edhe futbollisti më i mirë në botë Cristiano Ronaldo.

Ronaldo i cili ka 121 milionë ndjekës në këtë rrjet social, ndjek vetëm 388 veta, pra në mesin e tyre është edhe Rita Ora.

Mund të themi lirisht që Cristiano Ronaldo, përmes postimeve që postoi Rita në Instagram pa edhe ai koncertin e Prishtinës.