Sali Berisha: Rita Ora, mbretëresha e festës së 10-vjetorit të Pavarësisë!

Showbiz February 19, 2018 - 13:16

Pjesëmarrja e yllit botëror, Rita Ora në dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës vazhdon ende të jetë ndër ngjarjet më të përfolura të kësaj feste.

Këngëtarja dha një koncert madhështor në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Për ta dëgjuar këngëtaren kishin ardhur shqiptarë nga të gjitha trojet tona, madje kishte edhe shumë të huaj, e që në total numri i publikuar arrinte shifën afro 300 mijë persona të pranishëm.

Edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e vlerësoi lartë pjesëmarrjen e Ritës në koncertin e 10-vjetorit të pavarësisë.

“Foto nga festimet e 10 vjetorit te Pavaresise te Kosoves!

Rita Ora, mbretresha e festes se 10 vjetorit te Pavaresise! sb”, ka shkruar ai në Facebook.