Rita publikon një video, thotë se është ndjerë si ‘boss’ në Prishtinë

Showbiz February 19, 2018 - 10:53
Kjo është arsyeja pse Rita është ndjerë si “Boss”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila mbajti koncertin e parë të saj në Prishtinë, për nder në 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se është ndjerë e privilegjuar me këtë rast, raporton “Zeri.info”.

Në një video që e ka publikuar në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Insagram”, Rita shihet duke u larguar nga koncerti për në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Por, në video dëgjohet duke thënë se, ajo është duke u përcjellë për në Aeroport nga eskorta e Policisë së Kosovës, dhe se ky fakt e ka bërë atë të ndjehet si “boss”, raporton “Zeri.info”.

Për më shumë, shikojeni videon e publikuar nga Rita: