Ambasadorja Çitaku me fjalë të mëdha për Ledrin

Showbiz February 19, 2018 - 08:50

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka shpërndarë një fotografi të reperit Ledri Vula, shkruan “Zeri.info”.

Ambasadorja Çitaku, ka publikuar fotografinë e Ledrit nga koncerti i Rita Orës në të cilën ka shkruar “Ledri, djali më i mirë i Prishtinës”.

LEXO EDHE: Çfarë po ndodh mes Ritës e Ledrit?

Këto fjalë të ambasadores Çitaku vijnë pasi Ledri në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës publikoi këngën e tij “I vogël”, në të cilën përshkruhet jeta e tij e fëmijërisë, përcjell “Zeri.info”.

Madje, ambasadorja Çitaku, është shprehur shumë krenare me Ledrin duke uruar që edhe nipi i saj Arbëri ti ngjaj atij. /ZËRI/

Postimi i plotë i ambasadores Çitaku pa ndërhyrje:

Ledri, djali ma i mirë i Prishtinës, faleminderit pafundesisht për emocionet që na i dhurove mbrëmë.

Ti nuk je veç artist i shkëlqyshëm, ti je patriot.

Jam krenare me ty.

Të ngjaftë Arbëri.

Image