Ja çfarë thotë Ramush Haradinaj për Rita Orën

Showbiz February 18, 2018 - 23:48
E faleënderoi Rita Ora, por ja çfarë thotë Ramush Haradinaj për të

Kryeministri Ramush Haradinaj ka falënderuar këngëtaren Rita Ora që mori pjesë në jubileun e pavarësisë së Kosovës.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai ka falënderuar të gjithë ata që sipas tij ‘i dhanë shpirt’ 10-vjetorit.

“Falemnderit Rita Ora që madhështove festën! Falemnderit miq ndërkombëtarë që keni ndarë gëzimin me ne! Falemnderit motra dhe vëllezër shqiptarë! Falemnderit qytetarë të Kosovës! Dhjetë vjetorit të pavarësisë i keni dhënë shpirt! RH”, shkruan Haradinaj në Facebook.