Rita e ‘djeg’ Instagramin më këto foto nga mbrëmë…

Showbiz February 18, 2018 - 16:31
Ja çfarë fotografi ka publikuar ajo

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila i dha kuptim jubileut të parë të pavarësisë, ka publikuar disa foto nga nata e djeshme e veshur kuq e zi.

Në fotot e Ritës, ajo duket shumë seksi, duke shfaqur kështu format e saj trupore.

Mbrëmë Rita arriti të mbledhë në sheshin e Prishtinës rreth 300 mijë persona, të cilëve u dha emocione të papërshkrueshme me performancën e saj të shkëlqyer.

Ndërkaq, momenti kulminant ishte vallëzimi i saj me vallen e Shotës.