Era i kundërgjigjet slloganit ''Bac, çikat na e zbardhën ftyrën''

Showbiz February 18, 2018 - 10:08

Era reagon për slloganin në të cilin nuk është paraqitur fytyra e saj “Bac çikat na e zbardhën ftyrën” është një sollgan, i cili u publikua ditën e djeshme për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Ky sllogan ngjalli debate pasiqë në të mungonte fytyra e Erës krahas Ritës, Duas dhe Majlindës, shkruan rtv21.tv

Lidhur me këtë ka reaguar edhe vet këngëtarja, Istrefi. Ajo në InstaStory ka publikuar një tjetër sllogan si kundërpërgjigje.

“Bac, gjuha shqipe po dëgjohet nëpër botë” janë fjalët në këtë sllogan, i cili përmban flamurin e Kosovës, kurse në mes të hartës është e vendosur Era.

Ndaj sloganit në të cilin mungon fytyra e Erës ka reaguar edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili e ka cilësuar si të padrejtë mosprezencën e saj në të./21Media

Image