Rita Ora merr rrugën për Kosovë, ja në sa ora mbërrin

Showbiz February 17, 2018 - 10:28

Këngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora tashmë është nisur drejt Kosovës. Në ora 12:00 pritet të arrijë në Prishtinë.

Ajo është shprehur tejet e gëzuar që po vjen në vendin e lindjes, aty ku sonte pritet të performojë në nder të kësaj feste.

Në orën 15:00, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, ajo do e mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare, që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vetë ka shprehur gatishmërinë që të vijë të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv që fillon në ora 20:00.

Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ju ftojmë të gjithëve që të na bashkoheni në këtë festë jubilare dhe bashkërisht t’i gëzohemi të arriturave të deritashme të shtetit tonë.

Image