Pas shumë vitesh! Ledina dhe Sabriu këndojnë 'Ma ke prish gjumin e natës'

Showbiz February 16, 2018 - 16:15
Sabri Fejzullahu është këngëtari që për shumë vite argëtoi publikun me projektet e tij muzikore.

Mbrëmë, është mbajtur një koncert për nderë të 50 vjetorit të karrierës së tij, shkruan lajmi.net.

Të pranishëm në këtë koncert ishin emra të njohur të estradës, e në mesin e tyre edhe këngëtarja Ledina Çelo.

Ajo bashkë me Sabriun kanë sjellë emocion në skenë kur pas shumë vitesh kanë kënduar duetin e tyre “Ma ke prish gjumin e natës”.

Në llogarinë e saj në Instagram, Ledina ka postuar një video përmes së cilës shfaq një pjesë të performancës së tyre.

Mbreme ne 50 vjetorin e karrieres se legjendes Sabri Fejzullahu!

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on