Bukuroshja ankohet se i dashuri fle me meshkuj - (Foto)

Showbiz February 15, 2018 - 17:31

Manekinia me prejardhje suedeze-australiane, Kelly Gale, është bërë njëra nga modelet më të kërkuara në botë që prejse në moshën 18-vjeçare ishte paraqitur në revynë e shtëpisë së modës “Victoria’s Secret”, ku ka prezantuar një koleksion të veshjeve intime, transmeton Zeri.info.

Image

Ndërsa tani në emisionin televiziv “The Kyle And Jackie O Show” ka folur për seksin në avion me të dashurin e saj, biznesmenin Johannes Jarlo. “Ka flokë të gjata dhe të verdha, sikurse një sërfist”, e ka përshkruar Kelly të dashurin e saj.

Image

Ajo ka shtuar se ai ka një “pako” të mirë mes këmbëve dhe se arrin ta kënaqë ashtu siç duhet. “Të gjithë na kanë shikuar kur kemi dalë nga tualeti i avionit, sepse unë kam filluar të qesh, nuk e dija çfarë të bëja tjetër”, ka rrëfyer ajo.

Image

“E doja seksin në atë moment dhe duhej ta bëja patjetër”, ka rrëfyer bukuroshja dhe ka potencuar edhe disa gjëra të cilat ende nuk i ka bërë dhe se dëshiron t’i bëjë në të ardhmen, ndërsa është ankuar për një shprehi të çuditshme të të dashurit të saj e kjo është se ai e pëlqen të flejë me meshkuj të tjerë.

Image

“Do të më vrasë që e kam thënë këtë, por meshkujt suedezë e pëlqejnë të flenë në të njëjtin shtrat pas argëtimit të përbashkët në klube të natës. Ata flenë pranë njëri-tjetrit, përqafohen dhe përkëdhelen”, ka rrëfyer manekinia duke qeshur.

Image

Ajo ka theksuar se nuk ka kuptim që ta kërcënojë të dashurin e saj se edhe ajo do ta bëjë të njëjtën gjë nëse nuk e ndërpret këtë. “Do të më përkrahte në këtë. Do t’i pëlqente kjo ide”, ka deklaruar Kelly.

Image

Manekinia ishte zbuluar nga një agjent mode në moshën 13-vjeçare, derisa ishte në një kafene në Suedi dhe menjëherë i kishte ofruar kontratë pune. Dhe që nga atëherë ajo është paraqitur për disa nga emrat e mëdhenj të modës./ZERI

Image