Serbia realizon film për bombardimet e NATO-s, i lut emrat e mëdhenj të Hollivudit të marrin pjesë!

Showbiz February 15, 2018 - 15:27

Producenti serb Nemanja Nedeljkoviç ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojnë xhirimet e një filmi dokumentar rreth pasojave të bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 dhe ka deklaruar se dëshiron emra të mëdhenj të Hollivudit në këtë film, transmeton Zeri.info.

Image

“Ende jemi në bisedime, por disa nga personalitetet të cilat duam t’i kem në këtë film janë aktori Johnny Dep dhe regjisori Nikita Mihalkov. Mirëpo, kërkojmë që ata që përfshihen në këtë film, të japin qëndrimin e tyre personal rreth bombardimeve”, ka deklaruar Nemanja.

Serbia përmes këtij filmi po mundohet t’i tregoj botës se nuk janë një popull i keq dhe as njerëz të egër të Ballkanit, por si popull i kulturës së vjetër i cili botës i ka dhënë emra si Tesla, Pupin, etj dhe se janë bombarduar pa të drejtë.

Serbia po mundohet që me forma të ndryshme të ‘pastrojnë’ krimet e tyre të shumta që kanë bërë në vendet e ish Jugosllavisë, sidomos në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Bosnje, në Kosovë dhe për këtë po i lut edhe disa nga emrat e mëdhenj të Hollivudit./ZERI