Meghan Markle shkel protokollin mbretëror në një mënyrë të çuditshme

Showbiz February 15, 2018 - 14:35

Meghan Markle dhe Princi Harry sapo përfunduan një udhëtim në Edinburg, ku Meghan u shfaq duke shikuar kështu:

Image

Një veshje mjaft elegant dhe e padëmshme nga masa e çdokujt, por shikoni mënyrën se si Meghan po mban çantën e saj Strathberry. Ajo e vesh atë si një çantë të kryqëzuar, pra në krah - një mënyrë shumë më komode dhe sipas disave shumë më pak elegante për të mbajtur një çantë që është një nryshim i plotë nga tradita mbretërore.

Sipas ekspertit mbretëror William Hanson, familja mbretërore (dhe në mënyrë specifike Kate Middleton) gjithmonë mbajnë një çantë në dorë si një mënyrë për të shmangur shtrëngimin e duarve.

Image

"Është protokoll mso shtrirja e  dorës ndaj ndonjë anëtari të familjes mbretërore (mbretërore nga gjakut apo atyre që janë nga martesa), përveç nëse ata e zgjasin dorën të parët", tha Hanson. "Dukesha e Kembrixhit mund të preferojë që të mos shtrëngojë duart me njerëz të caktuar, por ka mënyra të tjera për ta arritur këtë, siç përdoret nga Mbretëresha dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, sesa zgjedhja e mbajtjes së një çante dore mbi një çantë me rrip "