Deklarata e Rita Orës, zemëron serbët

Showbiz February 15, 2018 - 13:36
Vizita e këngëtares kosovare Rita Ora, ka krijuar polemika të mëdha në shtetin serb!

Deklarata e këngëtares së famshme kosovare Rita Ora, se do të marrë pjesë në festimin e dhjetëvjetorit të shtetësisë së Kosovës më 17 shkurt, ka shkaktuar gëzim të madh në Kosovë, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për fqinjin tonë Serbinë, transmeton Zeri.info.

Në të vërtetë, mediat e atjeshme kanë filluar të merren me të madhe me këngëtaren shqiptare, sidomos pasi Rita e ka konfirmuar se do të interpretoj në festën e madhe të pavarësisë së Kosovës.

Këto mediat e potencojnë faktin se Rita ka një numër të madh të adhuruesve në Serbi dhe shumë të rinj serb e ndjekin atë në rrjetet sociale. Dhe mediat e këtij vendi bëjnë pyetje se a duhet të ndiqet dhe adhurohet një personalitet i cili i gëzohet një ngjarje e cila për Serbinë është shumë e dhimbshme.

Image

“Rita Ora ka me mijëra adhurues nga vendi ynë (Serbia) dhe ajo ndiqet nga shumë të rinj në rrjetet sociale. Prandaj shtrohet pyetja nëse kjo është e logjikshme duke marrë parasysh faktin se ajo i gëzohet një ngjarjeje e cila për ne është një dhimbje e madhe”, shkruan në njërin prej mediumeve serbe, shkruan me tej zeri.info

Se a do të ndikoj ky reagim i mediave serbe në rënien e përkrahjes për Ritën nga të rinjtë serb nuk dihet, por kjo nuk ka edhe aq shumë rëndësi, pasi bukuroshja shqiptare ka me miliona përkrahës në mbarë botën.

Rita përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar se mezi pret që të jetë në Prishtinë më 17 shkurt, për të festuar së bashku përvjetorin e dhjetë të pavarësisë së Kosovës./ZERI