Dua Lipa thyen rekord me videoklipin 'New Rules'

Showbiz February 14, 2018 - 09:47

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka bërë të ditur se videoklipi i këngës së saj “New Rules” ka tejkaluar shifrën një miliard klikime, njofton ‘Zëri.info’. 

Me këtë ajo është ndër këngëtaret e pakta në botë që arrijnë shifrën miliardësh të klikimeve.

Dua Lipa përmes “Instagramit” e ka bërë të ditur këtë lajm duke postuar edhe një foto nga fëmijëria e saj ku shihet duke folur në telefon.

"E kapa telefonin për të zbuluar se jam artistja më e re që kam arritur shifrën prej 1 miliard klikimeve për videoklipin "New Rules". Uau...", ka shkruar ajo.

Dua padyshim se është shqiptarja më e suksesshme në skenën botërore të muzikës. /Zëri/ 

Image