Showbiz

Yjet që ''refuzojnë'' të kenë trashëgimtarë

Yjet që ''refuzojnë'' të kenë trashëgimtarë
13 shkurt 2018 • 09 : 17

Ato janë të suksesshme, të famshme dhe të pasura. Disa prej tyre kanë edhe martesa prapa vetes, por ato insistojnë se nuk do të bëhen kurrë nëna. Dhe ato japin edhe arsyet pse.

Edhe pse tashmë është martuar, Cameron Diaz nuk planifikon kurrë të bëhet mama.

“Mendoj se është një huti në shoqërinë tonë se personin e duhur duhet takuar kur t’i mbushim 18 vjet që të martohemi dhe të duhemi deri në fund të jetës. Këto janë marrëzira. Fëmijët e ndryshojnë jetën në mënyrë drastike, ndërsa unë e dua jetën time. Fëmijët nuk janë e vetmja gjë që sjell lumturi dhe gëzim”, ka thënë ajo, transmeton "Zeri.info".

Ylli i serisë “New Girl”, Zoey Deschanel, thotë se kurrë nuk ka dashur të bëhet nënë.

“Kurrë nuk ka qenë në fokusin tim të kem fëmijë. Motra ime Emily gjithmonë ka qenë një tip amnor, sepse ajo e pëlqen të kujdeset për fëmijë dhe gjëra të tilla. Unë i dua fëmijët dhe më pëlqen të jem afër tyre, por kurrë nuk ka qenë ambicia ime të bëhem nënë. E dua punën dhe në këtë kënaqem”, thotë Zoe.

Edhe pse Renee Zellweger ishte e shkëlqyeshme në rolin e nënës në filmin “Jerry Mekgiver”, ajo nuk e ka në plan të bëhet nënë në jetën reale.

“Vëllai im ka dy fëmijë, prandaj e luaj rolin e hallës. Ata janë të vegjël dhe është një kaos i vërtetë. Të gjitha mamave ua heq kapelën. Por pa qëllimin që ta ofendoj vëllanë tim, kjo është një robëri. Nuk mund të bësh asgjë nëse ata nuk të lejojnë. Kjo është diktaturë”, ka deklaruar ajo, përcjell "Zëri".

Gjatë intervistës për revistën “Health” ylli i serisë “Mad Man”, Christina Hendricks, haptazi ka folur për ndjenjat e saj në lidhje me fëmijët.

“Ne kemi vendosur se nuk jemi të interesuar për fëmijë. Njerëzit shpesh na pyesin se kur do të kemi fëmijë, ndërsa unë u them se nuk planifikojmë ta bëjmë këtë. Ka gjasa shumë të vogla që ta ndryshoj këtë mendim”, është shprehur Christina. /ZËRI/

© zëri.info